Vështirësitë e Neda Ballukut për të takuar tre djemtë e saj pas ndarjes nga Ogren Balluku janë bërë publike në emisionin “Goca & Gra”, ku avokatja e saj, Greta Çela, ka ngritur shqetësime për moszbatimin e një vendimi gjykate.
Përmes një letre drejtuar emisionit, avokatja pretendon se, pavarësisht vendimit që garanton takimet e nënës me fëmijët, ky i fundit nuk po zbatohet, duke e lënë Nedën në një situatë të vështirë.
Çela ka kritikuar gjithashtu Shërbimin Përmbarimor, duke pretenduar se përmbaruesja e caktuar në këtë çështje ka vazhduar të trajtojë dosjen edhe pasi ishte vendosur zyrtarisht përjashtimi i saj.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas avokates, për këtë rast është bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre, teksa Ministria e Drejtësisë ka nisur procedim disiplinor.
Ajo thekson se shqetësimi kryesor mbetet mirëqenia e tre fëmijëve dhe nevoja që ata të mos përfshihen në konfliktet mes prindërve.
– YouTube www.youtube.com
Ndërkohë, gjatë emisionit u lexua edhe një mesazh i vetë Nedës, dërguar moderatores Ori Nebijaj, ku ajo shprehu dhimbjen për situatën dhe kërkoi mbështetje.
“As armikut tim më të madh nuk ia uroj hallin që më ka rënë. Kam nevojë për çdo ndihmë që mund të më jepet. Zoti më ka falur tre drita sysh, nga të cilët nuk mund të më ndajë njeri në këtë tokë”, tha mes tjerash. /Telegrafi/