Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 22:30, në Veles. Zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë arrestuar D.T. (36) dhe J.A. (26), të dy banorë të këtij qyteti.
Gjatë kontrollit në afërsi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale, të cilat paraprakisht i kishte lënë njëri prej tyre.
Ndërkaq, më 7 nëntor, me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore në Veles, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e D.T., ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe para.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.
Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.