Skuadra nga Theranda ishte më e mirë gjatë gjithë përballjes, duke dominuar që nga fillimi dhe duke arkëtuar një fitore të merituar ndaj nënkampionit të Kosovës.
Më i dalluari te vendasit ishte Davontrey Thomas, i cili e përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe dhjetë kërcime.
Në anën tjetër, te Bashkimi u veçua Shannon Shorter me 26 pikë, ndërsa Divine Myles kontribuoi me 23 pikë.
Kështu, Ylli regjistron një tjetër fitore të rëndësishme në kampionatin elitar të basketbollit kosovar.
Burimi: RTKLive
