
Familja Qerqi ka njoftuar për datën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të Rinesës, si dhe për organizimin e homazheve në nderim të saj.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 10 nëntor 2026, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në Arbëri (Dragodan).
Ndërkohë, homazhet dhe e pamja për Rinesën do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, të mërkurën dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Grand Hotel Prishtina.
Familja Qerqi ka ndarë njoftimin me familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Rinesës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali