
Bordi i kompanisë “Nvidia” do të nisë një hetim nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ka qenë shënjestër e spiunazhit të huaj. Vendimi erdhi pasi Huang pranoi se kishte pasur një aferë me një grua kineze duke tradhtuar gruan e tij. Problemi është se sipas agjencive amerikane të inteligjencës, gruaja me të cilën Huang ka pasur lidhje dyshohet si spiune kineze.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, bordi tha se do të formonte një komitet me anëtarë të pavarur, që do të punonin me këshilltarë ligjorë të jashtëm, për të mbikëqyrur hetimin. Hetimi i bordit do të shqyrtojë nëse drejtori ekzekutiv i Nvidia “është shënjestruar nga agjencitë e huaja të inteligjencës”, tha kompania. “Bordi nuk ka arsye të besojë se siguria kombëtare ose sekretet e Nvidia janë kompromentuar. Hetimi i bordit do të shqyrtojë të gjitha informacionet e disponueshme”.
Në një memo drejtuar stafit, Huang tha se “ndjen keqardhje të thellë” për këtë çështje, duke shtuar: “Isha i pabesë gruas sime. Veprimet e mia e lënduan atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra”.
Huang, 63 vjeç, tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin. Ai do të vazhdojë të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë që prodhuesit të çipa në pritje të rezultateve të hetimit.
Bloomberg raporton se konfirmimi i tradhtisë bashkëshortore nga Huang është një rast i rrallë. Gruaja me të cilën ai dyshohet se ka pasur një lidhje intime është Alice Huang, ish-drejtore ekzekutive e “Megaspeed International”. Për të qeveria amerikane dyshon se është rekrutuar nga një agjenci kineze spiunazhi. Kreu i Nvidia tha fillimisht tha se kishte pasur vetëm një “marrëdhënie normale” me Alice Huang.
Nvidia, kompania amerikane me seli në Santa Clara të Kalifornisë nuk ka një trashëgimtar të njohur dhe as një pasardhës të dukshëm për Huang. Ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në pozicionin e tij për dekada dhe ka ndërtuar një strukturë organizative informale rreth tij që shmang hierarkinë konvencionale. Në vend të kësaj, vartësit e tij të drejtpërdrejtë kanë për detyrë të zbatojnë shpejt vendimet e tij.
Nvidia është kompania më e vlefshme e të gjitha kohërave. Në tetor pasuria e saj arriti në 5.8 trilionë dollarë, megjithëse tani ka rënë nën 5 trilionë dollarë, pjesërisht për shkak të dyshimeve në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të industrisë së inteligjencës artificiale.
Burimi: Insajderi