Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të kampionatit spanjoll dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të tabelës.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 10-të. Julian Alvarez asistoi për Giuliano Simeonen, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Barcelona reagoi dhe në minutën e 45-të arriti të barazojë rezultatin. Fermin përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kërkuan golin e epërsisë, por Barcelona ishte ajo që e gjeti rrjetën.
Në minutën e 66-të, Lamine Yamal dhuroi një asistim të bukur për Ferminin, i cili realizoi për herë të dytë në këtë takim dhe përmbysi rezultatin në 1-2.
Atletico Madridi u përpoq të reagonte në minutat e mbetur, ndërsa trajnerët bënë disa zëvendësime për të freskuar skuadrat.
Megjithatë, Barcelona arriti ta ruajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në një udhëtim të vështirë.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi. Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke pësuar një humbje të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. /Telegrafi/