Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

Written by

in

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të Durrësit, një automjet që drejtohej nga shtetasja K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin B. Z., 81 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.