Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Written by

in

Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Vushtrri, ku një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë, ndërsa nga rrethanat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Musa Xhema (61), ndërsa ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 16:10, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Rasti është raportuar nga një familjare, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e ekipit të emergjencës dhe të Policisë.

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipi mjekësor ka konstatuar se 61-vjeçari ishte pa shenja jete.

Sipas konstatimeve fillestare të Policisë, ekzistojnë dyshime se viktima i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për ekzaminimin e rastit.

Në cilësinë e dëshmitareve janë intervistuar edhe bashkëshortja dhe vajza e viktimës.

Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali