Franco Foda: Kam biseduar me Lutfi Dalipin dhe Aro Ibrahimovicin, shpresoj që të vijnë te Kosova

Franco Foda: Kam biseduar me Lutfi Dalipin dhe Aro Ibrahimovicin, shpresoj që të vijnë te Kosova

Written by

in

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka konfirmuar se ka biseduar me talentin e Vaduzit Lutfi Dalipi.

Tekniku gjerman në konferencë për shtyp konfirmoi se ka kontaktuar lojtarin, megjithatë ky i fundit ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.

“Po, kam pasur kontakte me Lutfi Dalipin. Kam biseduar me të. Ai ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë. Të shohim, shpresoj që të vendos për Kosovën”.

Foda gjithashtu konfirmoi bisedimet edhe me Arijon Ibrahimovicin e Augsburgut.

“Po, kam biseduar dhe me të, por do të jetë zgjedhja e tij nëse do të luajë për Kosovën. Ai ka të drejtë të luajë për Gjermaninë dhe Kosovën. Kemi biseduar disa herë, shpresoj që në fund të zgjedhë Kosovën”.

Tekniku gjerman gjithashtu shtoi se po vazhdon ta përcjellë nga afër elitën e futbollit kosovar.

“Po, i përcjelli ndeshjet e Superligës së Kosovës. Shkoj i shikoj lojtarët, shpesh diskutoj edhe me presidentët e klubeve kosovare. Kemi parë që këtë edicion Prishtina, Malisheva, Drita po kalojnë një formë të lartë”.

Kujtojmë, Kosova përballet me Izraelin dhe Irlandën më vonë këtë muaj, më saktësisht më 14 dhe 17 nëntor./Telegrafi/