Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Written by

in

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

“Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, shkroi Osmani./Klankosova.tv