Një zjarr i madh është parë pas një shpërthimi në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, kanë mbetur të vdekur të paktën gjashtë persona, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur, bënë të ditur zyrtarët.
Shpërthimi në fabrikën e prodhimit të hekurit dhe çelikut “Habas”, në distriktin Aliaga të provincës Izmir, shkaktoi gjithashtu lëndimin e 13 personave, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur një vinç industrial ra brenda një furre ndërsa po derdhej çelik i lëngshëm.
Zyra e guvernatorit njoftoi se ka nisur një hetim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur tetë personat e mbetur, të cilët ndodhen të bllokuar nën rrënoja, janë duke vazhduar. /Telegrafi/