Dardanët e rinj gati për kualifikimet e Kampionatit Evropian!

Dardanët e rinj gati për kualifikimet e Kampionatit Evropian!

Written by

in

Përzgjedhësi Alber Bunjaku ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë cikël kualifikues, në të cilin Dardanët e rinj do të përballen me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin.

Të tria ndeshjet do të zhvillohen në Skoci, ndërsa Kosova synon të paraqitet sa më mirë dhe të luftojë për një rezultat pozitiv në këtë garë.

Kalendarin e ndeshjeve, Kosova U19 do ta nisë më 11 nëntor kundër Belgjikës. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Excelsior”, në Airdrie, duke filluar nga ora 12:00.

Tri ditë më vonë, më 14 nëntor, të rinjtë e Kosovës do të përballen me përfaqësuesen e Skocisë në stadiumin “Broadwood”, në Cumbernauld, nga ora 20:30.

Ndërsa ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor kundër Kazakistanit, në stadiumin “Excelsior”, me fillim nga ora 16:00.

Dardanët e rinj synojnë të tregojnë potencialin e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në këtë cikël të rëndësishëm kualifikues.

Orari i ndeshjeve të Kosovës U19:

11 nëntor, ora 12:00: Belgjika – Kosova

14 nëntor, ora 20:30: Skocia – Kosova

17 nëntor, ora 16:00: Kosova – Kazakistani

Burimi: RTKLive