
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se presidentja Justina Shiroka-Pula ka larguar nga hapësirat e Presidencës të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Në reagimin e kësaj partie, LDK-ja e ka cilësuar këtë vendim si të papranueshëm, duke thënë se këto dy simbole kanë rëndësi historike dhe shtetërore për Kosovën.
Sipas LDK-së, Presidenca është institucion ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Presidenti Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike të përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Deklarata e Pavarësisë shpreh vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran”, thuhet në reagim.
LDK-ja ka vlerësuar se largimi i këtyre dy simboleve cenon respektin institucional ndaj historisë dhe identitetit shtetëror të Kosovës.
Partia ka kërkuar që Presidentja Shiroka-Pula ta rishikojë vendimin dhe fotografia e Rugovës bashkë me Deklaratën e Pavarësisë të rikthehen në vendet e tyre në Presidencë. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi