
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova se shumë shpejt në Kuvendin Komunal do të diskutohet rritja e tarifës për menaxhimin e mbeturinave nga kompania “Higjiena”.
Ramosaj ka thënë se kjo kërkesë vjen si pasojë e inflacionit të lartë.
Ai ka theksuar se, meqë pastërtia në Deçan është në nivel të mirë, një rritje e tillë e tarifës duhet të bëhet.