Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

Written by

in

Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli mund të marrë një kthesë të papritur. Sipas raportimeve, klubi italian po shqyrton mundësinë e një ndarjeje me marrëveshje të dyanshme me mesfushorin belg që në afatin kalimtar të janarit.

Situata thuhet se është komplikuar pas një përplasjeje mes De Bruyne dhe Lorenzo Lucca gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër Portos. Përveç kësaj, belgu raportohet të ketë pasur edhe tensione me Rasmus Højlund dhe kapitenin Giovanni Di Lorenzo.

De Bruyne ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027, ndërsa përfiton rreth 6 milionë euro në sezon. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë një marrëveshje për t’i ndarë rrugët që në merkaton e dimrit./Klankosova.tv