Promovimi synon të sjellë në vëmendje kujtesën historike, qëndresën politike dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përmes këtij libri, Dugolli sjell dëshmi dhe përvoja personale nga një periudhë e rëndësishme e historisë së Kosovës. Ai është ish-i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës së burgut të Dubravës, ndërsa aktualisht mban detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.
Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me autorin dhe të diskutojnë për rëndësinë e dokumentimit dhe përcjelljes së kujtesës historike te brezat e rinj.
Programi do të përfshijë edhe një paraqitje artistike nga SHKA “Ilirët” nga Lozana.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionesh, personalitete, mysafirë nga Kosova dhe vende të tjera, si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Burimi: RTKLive
