Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Written by

in

Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

Pajisje digjitale të sofistikuara, dronë, pajisje elektronike dhe telefona janë gjetur te shefi i rrjetit rus informativ “Rybar”, Mikhail Zvinchuk, dhe personat e ndaluar bashkë me të gjatë aksionit të mëngjesit të sotëm në zonën e Gjirit të Kotorrit në Mal të Zi, mëson media lokale “Vijesti” nga sektori i sigurisë.

Ndaj personave të ndaluar është duke u zhvilluar procedura hetimore, ndërsa aksioni i gjerë në zonën e Gjirit të Kotorrit po kryhet nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), transmeton Klankosova.tv.

Përveç Zvinchukut, janë ndaluar edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valeriia Vladimirovna Zvinchuk, si dhe tre persona të tjerë.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, policia dhe ANB-ja, në kuadër të kompetencave të tyre, do të ndërmarrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Vijesti” raportoi mëngjesin e sotëm se aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për veprimtari hibride të rrjetit “Rybar”, të cilin autoritetet britanike dhe amerikane e lidhin me propagandën e Kremlinit dhe operacionet e ndikimit të huaj informativ.

Sipas të njëjtave informacione, shërbimet malazeze kishin paralajmërim për ardhjen e anëtarëve të këtij rrjeti, ndërsa qëndrimi i tyre ishte përcjellë prej disa ditësh.

Siç është shpjeguar, qëllimi i ardhjes së tyre ishte xhirimi i materialeve dokumentare në video lidhur me harmonizimin e paralajmëruar të politikës së vizave të Malit të Zi me standardet e Bashkimit Evropian.

Burime të “Vijesti” nga sektori i sigurisë kanë deklaruar se përmbajtja e planifikuar synonte t’i paraqiste integrimet evropiane si një proces të imponuar politikisht, me pasoja negative për turizmin, stabilitetin ekonomik dhe interesat kombëtare të Malit të Zi. /Klankosova.tv