
Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në rrugën “Xheladin Deda” në Prishtinë, duke shkaktuar rrjedhje të ujit, ndërsa problemi ende nuk është rregulluar.
Një qytetar i është drejtuar Gazetës Sinjali, duke thënë se tash e tri ditë po e njoftojnë kompaninë e ujësjellësit për problemin, por deri më tani ekipet përkatëse nuk kanë dalë në terren për ta riparuar gypin.
Banorët kërkojnë intervenim sa më të shpejtë, në mënyrë që të ndalet rrjedhja e ujit dhe të shmangen dëmet e mundshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali