Alisson dëshiron të vazhdojë te Liverpool

Alisson dëshiron të vazhdojë te Liverpool

Written by

in

Gardiani tridhjetë e katër vjeçar ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa e ardhmja e tij është përmendur në disa spekulime për një largim të mundshëm nga Anfield.

Megjithatë, Alisson ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te skuadra angleze, ku është pjesë që nga viti 2018, kur u transferua nga Roma.

“Po, në mendjen time dëshiroj të qëndroj. Jam i përqendruar në secilën ndeshje, por jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Alisson pas fitores 3:1 ndaj Crystal Palace në Premier League.

“Gjithçka varet nga shumë faktorë dhe rrethana të ndryshme, por dëshira ime është të qëndroj. Jam i lumtur këtu dhe familja ime gjithashtu”, ka shtuar portieri brazilian.

Ai ka treguar se ende ka motivim për të fituar trofe dhe për të vazhduar paraqitjet në nivelin më të lartë.

“Ende kam uri për trofe dhe dua të vazhdoj të bëj paraqitje të mira. Dëshiroj të luaj në nivelin më të lartë për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Alisson ka zhvilluar 347 ndeshje me fanellën e Liverpool, duke fituar shtatë trofe të rëndësishëm, përfshirë Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Portieri ka zbuluar gjithashtu se agjenti i tij tashmë është në bisedime me klubin për të ardhmen e tij.

Në garë për vendin e titullarit është edhe portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, i cili aktualisht është zëvendësues i Alisson.

Braziliani ishte përmendur gjatë verës edhe si një objektiv i mundshëm i Juventus. 

Burimi: RTKLive