
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shpërblyer me çmimin “Presidenti më i Mirë i Vitit” në kuadër të ndarjes së çmimeve “Golden Boy 2026”, të organizuara nga gazeta italiane “Tuttosport”.
Lajmi është bërë i ditur të hënën, më 9 nëntor, ndërsa vlerësimi për Laportën lidhet me punën e tij në drejtimin e klubit katalunas, sukseset sportive dhe filozofinë e zhvillimit të talenteve përmes akademisë së famshme “La Masia”.
Sipas organizatorëve, modeli i Barcelonës në zhvillimin e futbollistëve të rinj mund të shërbejë si shembull edhe për klubet e tjera, duke sjellë përfitime sportive dhe ekonomike.
Në të njëjtën ceremoni u bë e ditur se mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, është fitues i çmimit kryesor “Golden Boy 2026”.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 14 dhjetor në Torino të Italisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali