
Liverpooli po përgatitet për largimin e mundshëm të Alisson Beckerit, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2027.
Sipas raportimeve në mediat britanike, klubi anglez ka vendosur në shënjestër portierin e Portos, Diogo Costa, si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar brazilianin.
Portugezi ka kontratë me Porton deri në vitin 2030. Në listën e Liverpoolit janë edhe Zion Suzuki dhe Bart Verbruggen, ndërsa në skuadër gjendet gjithashtu Giorgi Mamardashvili./Klankosova.tv