OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

Written by

in

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka drejtuar kritika ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëheqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK-së, organizimi i konferencave për media nuk është i mjaftueshëm për të garantuar transparencën dhe drejtësinë në proceset gjyqësore.

“Gjykata Speciale mund të ketë organizuar 240 konferenca për media, por qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për 240 konferenca për ta kuptuar drejtësinë. Ata kanë nevojë për drejtësi të paanshme, transparencë në proces dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut. Komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me transparencën e Gjykatës Speciale për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, kushtet e paraburgimit dhe të drejtat e të akuzuarve.

“A ka qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, për ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe për pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve?”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Burimi: RTKLive