
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se me Macronin ka diskutuar për tema me interes të përbashkët.
Takimi është zhvilluar në prag të Forumit të Paqes, i cili mbahet nesër në Francë./Klankosova.tv