
Si mbikëqyrësi i mediave vizive në vend, vendimet i ka të bollshme.
Këto të fundit, me fuqinë që ka, Komisioni i Pavarur për Media ia drejtoi televizionit Klan Kosova, duke ndërhyrë në emisione dhe edicione informative.
Sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), vendimet e tilla janë të paprecedenta.
Rexha i cilësoi gjobat si shumë të larta, duke veçuar rastin e dytë ndaj Klan Kosovës për një lajm të transmetuar në edicionin qendror informativ.
Sipas tij, Zyra e KPM-së kishte propozuar shqiptimin e një vërejtjeje, por anëtarët votuan për një gjobë prej 2 mijë eurosh.
Ai vlerësoi se kjo dëshmon, sipas tij, se qëllimi i këtij bordi është ndëshkimi i mediave.
Sipas Rexhës, në këto vendime ka ndikim edhe politika.
Nga AGK-ja u ngritën shqetësime se KPM-ja mund të vazhdojë me dënime të tjera ndaj mediave.
Në këtë mbledhje të KPM-së, katër pika të tjera që kishin të bënin me Klan Kosovën dhe një me RTV Dukagjinin u kthyen në rishqyrtim.
Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi: