Përplasja mes Anjeza Gubetinit dhe Zoja Nushit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është transmetuar gjatë Prime-it.
Në klipin e publikuar janë shfaqur momentet kur debati mes dy banoreve eskaloi, me Anjezën që u tregua mjaft e ashpër ndaj Zojës, duke e kërcënuar edhe me fjalët: “Flokët në tokë t’i qes”.
E gjithë situata ishte nxitur pasi Zoja, në disa raste, kishte përmendur të dashurin e Anjezës, gjë që duket se e kishte revoltuar këtë të fundit.
Foto: Screenshot/YouTube
Pas transmetimit të klipit, dy banoret janë përballur edhe drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në spektakël, ku kanë pasur mundësinë të sqarojnë qëndrimet e tyre lidhur me konfliktin.
Zoja, nga ana tjetër, i kërkoi Anjezës sqarim për gjuhën e ashpër që kishte përdorur ndaj saj, duke i bërë të ditur se ishte aty dhe se mund ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur.
Foto: Screenshot/YouTube
Ajo u fokusua veçanërisht te kërcënimet e bëra gjatë debatit, duke kërkuar që Anjeza të jepte një shpjegim për mënyrën se si i ishte drejtuar.
Përballja mes tyre riktheu edhe një herë në vëmendje tensionet që kanë shoqëruar raportin e dy banoreve, ndonëse mbetet të shihet nëse pas këtij sqarimi do të arrijnë të lënë pas mosmarrëveshjet. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com