Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Written by

in

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i Senatit të Francës, Gerard Larcher, në prag të nisjes së Forumit të Paqes.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, në takim është diskutuar për stabilitetin institucional pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë për mandatin e ri, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë infrastrukturën, industrinë e mbrojtjes dhe ekonominë.

“Biseduam për stabilitetin e plotë insitucional e politik pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë në këtë mandat të ri, të përqëndruara në infrastrukturën hekurudhore e atë sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes, por edhe mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar shefi i qeverisë.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Francës për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Postimi i plotë: