Arabia Saudite njofton se ka rrëzuar disa raketa balistike dhe një raketë lundruese që ishin drejtuar drejt kryeqytetit Riad, si dhe një tjetër drejt jugut të vendit.
Për sulmet, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi të Jemenit.
Zhvillimet vijnë pas një sulmi ndaj tubacionit strategjik të naftës Lindje–Perëndim, në rajonin e Medinës, ku shpërtheu një zjarr. Sipas autoriteteve saudite, zjarri u shua dhe funksionimi i tubacionit nuk u ndërpre, transmeton Klankosova.tv.
Nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se rreziku në Riad ka kaluar, raporton AlJazeera.