Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

Written by

in

Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

Një 39-vjeçar nga Obiliqi është përballur me procedurë penale pasi është paraqitur vullnetarisht në stacion policor për të dorëzuar armën e tij të gjuetisë. Ndonëse kishte vendosur të mos e mbante më armën, gjatë verifikimit është konstatuar se leja i kishte skaduar që nga viti 2019, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 14:00, në Stacionin Policor të Obiliqit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Blerim Retkocerin (39), i cili është paraqitur në Polici me një pushkë gjuetie të kalibrit 12 GA, të cilën kishte vendosur ta dorëzonte.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se leja e armës ishte lëshuar në vitin 2014 dhe kishte skaduar në vitin 2019, pa u vazhduar më pas.

Për këtë situatë është konsultuar edhe zyrtari përgjegjës për shënjimin, gjurmimin, çaktivizimin dhe shkatërrimin e armëve të zjarrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ka rekomanduar sekuestrimin e armës dhe njoftimin e Prokurorisë.

39-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se nuk dëshiron ta vazhdojë lejen e armës dhe se për këtë arsye kishte vendosur ta dorëzonte vullnetarisht.

Megjithatë, pas konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, pa ndalim të të dyshuarit.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali