Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro

Written by

in

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës, vlera rreth 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës.

Sipas policisë, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, transmeton Klankosova.tv.

Vlera e automjetit të sekuestruar llogaritet rreth 20 mijë euro.

Për rastin është njoftuar prokurori.