Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë, policia nis hetimet

Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë, policia nis hetimet

Written by

in

Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është vërejtur i shtrirë brenda shtëpisë nga disa familjarë të tij, të cilët kanë njoftuar autoritetet.

Policia e ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e tij, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.