E mitura largohet nga shtëpia në Deçan, gjendet nga Policia në orët e hershme të mëngjesit

E mitura largohet nga shtëpia në Deçan, gjendet nga Policia në orët e hershme të mëngjesit

Written by

in

Një grua ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj, mirëpo njësitet policore e gjejnë në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, në Deçan.

Tutje thuhet se sipas ankueses nuk është hera e parë që vajza e saj largohet nga shtëpia dhe e njëjta përdor terapi nga mjeku-psikiatri.

“Ankuesja femër kosovare me 10.11.2026 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Sipas ankueses nuk është hera e parë që vajza e saj largohet nga shtëpia dhe e njëjta përdor terapi të caktuar nga mjeku- psikiatri. Lidhur me rastin rreth orës 05:15 njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur viktimën të cilën e kanë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/