Konsullata e Kosovës në Cyrih pret në takim arkitektin shqiptar që po ndërton karrierë në Zvicër

Konsullata e Kosovës në Cyrih pret në takim arkitektin shqiptar që po ndërton karrierë në Zvicër

Written by

in

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka pritur në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme arkitektin shqiptar Bleond Ramadani, i cili është i angazhuar profesionalisht në Zvicër.

Ramadani është i diplomuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) dhe aktualisht punon në kompaninë “Wassermann Architekten” AG, në Cyrih, shkruan Telegrafi.

Gjatë takimit, Berisha dhe Ramadani kanë bashkëbiseduar për rrugëtimin e tij profesional, angazhimin në fushën e arkitekturës, projektet e realizuara dhe përvojën e tij në Zvicër.

“Gjatë takimit bashkëbiseduam për rrugëtimin e tij profesional, angazhimin në fushën e arkitekturës, projektet e realizuara dhe përvojën e tij në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih.

Në fund të njoftimit, konsullata ka bërë të ditur se e ka falënderuar Ramadanin për vizitën dhe interesimin, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij profesionale./Telegrafi/