Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Written by

in

Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Organet e rendit në Kosovë vazhdojnë të marrin raportime të shumta për dhunë në familje.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 10 raste janë raportuar në rajone të ndryshme të vendit.

Më së shumti janë raportuar në rajonin e Gjakovës, ku tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Gjakovë, kurse një tjetër në Rahovec.

Gjithashtu, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe një tjetër në Fushë Kosovë.

Derisa, një tjetër ka ndodhur në Ferizaj, një në Vushtrri dhe një në Zubin Potok.

Në shumicën prej këtyre rasteve, viktima janë gratë.

Në rastin e Prishtinës, sipas raportit 24-orësh, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Gjithashtu, në rastin tjetër në Prishtinë, është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Kurse, në Ferizaj është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilinë është duke bashkëjetuar. I dyshuari ndodhet në arrati.

Ndërsa, në njërin rast në Gjakovë, viktima është kthyer te familja e saj, për shkak se ka raportuar se i dyshuari vazhdimisht i ka shkaktuar dhunë psikike.

Në dy raste të tjera në Gjakovë dhe një tjetër në Rahovec, rastet kanë të bëjnë me dhunë në familje të fëmijëve të ushtruar ndaj prindërve.

Në rastin e Vushtrrisë, viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe 7 copë fishekë.

Edhe në Zubin Potok është arrestuar një person pasi viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale, është fyer dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.