
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar kandidatët që kanë aplikuar për Provimin e Jurisprudencës për afatin e nëntorit 2026 për datat, orarin dhe vendin ku do të mbahet pjesa me shkrim e provimit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, provimi nga lënda E Drejta Civile do të mbahet më 21 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa provimi nga lënda E Drejta Penale do të mbahet më 22 nëntor, po ashtu nga ora 10:00.
Të dy provimet do të zgjasin nga katër orë.
Kandidatët obligohen të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 08:00, ndërsa provimi do të mbahet në kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në rrugën “Ukshin Kovaçica”.
Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se afati për pagesën e provimit do të jetë nga 10 deri më 16 nëntor 2026, përmes platformës e-Kosova.
Ky afat vlen si për kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit me shkrim më 21 dhe 22 nëntor, ashtu edhe për ata që kanë mbetur në riprovim.
Burimi: Insajderi