Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

Written by

in

Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona arrestohen dhe dërgohen në mbajtje

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

Burimi: Insajderi