Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

Written by

in

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë në Kosovë, nxirren në shitje biletat e tyre

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka lëshuar një numër të biletave në shitje për ndeshjen që Kombëtarja e luan kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë është bërë, pasi që FFK-ja është njoftuar se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë në Kosovë për ta përcjellë këtë ndeshje.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.”, thuhet në njoftim.

FFK-ja ka ftuar të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja Kosovë-Izrael do të luhet më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Klankosova.tv