Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

Written by

in

Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”

Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i është bashkuar kastit të sezonit të pestë të serialit të suksesshëm “Tulsa King”, përkrah ikonës së kinemasë Sylvester Stallone.

Lajmi u bë publik këtë javë nga mediat amerikane të industrisë së filmit dhe televizionit, ndërsa Shreli është pjesë e grupit të aktorëve të rinj që i bashkohen serialit në sezonin e ardhshëm.

I lindur dhe rritur në Detroit në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar një karrierë si aktor, skenarist dhe kineast në kinemanë dhe televizionin amerikan.

Ai njihet veçanërisht për filmin “Cash Only”, të cilin e shkroi dhe ku interpretoi rolin kryesor, si dhe për paraqitjet e tij në “Power Book IV: Force”, “Killerman”, “Low Winter Sun”, “The Red Road” dhe “Abduction”.

Përveç aktrimit, Shreli vazhdon të zhvillojë projekte të tij si regjisor dhe producent përmes kompanisë së tij, Nickname Projects.

Roli në “Tulsa King” shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij televizive, duke e vendosur përkrah një prej emrave më të njohur të Hollywood-it.

“Tulsa King”, me protagonist Sylvester Stallone, transmetohet në Paramount+.