Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

Written by

in

Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

Banorët e rrugës “Kalabria” në Mitrovicë po përballen me probleme të ndriçimit publik dhe kanalizimit.

Për këto shqetësime është diskutuar në emisionin “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova FM, ku gazetarja Blerina Doshlaku, përmes një lidhjeje direkte nga kjo lagje, ka sjellë detaje rreth gjendjes në terren.

Njëri nga banorët ka thënë se mungesa e ndriçimit publik gjatë natës ua vështirëson lëvizjen qytetarëve dhe paraqet rrezik për sigurinë e tyre.

Ai ka theksuar se në këtë rrugë qarkullojnë vetura me shpejtësi të madhe, ndërsa mungesa e ndriçimit e bën edhe më të vështirë vërejtjen e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve.

“Po kemi problem edhe me kanalizime, kemi problem edhe me ndriçim publik, se natën nuk shihet kush kalon. Ka vetura që vijnë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk dihet, mundet me dalë ndonjë fëmijë. Kur ka ndriçim, është pak më mirë edhe për qytetarët ose banorët”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv.

Banorët presin që shqetësimet e tyre të adresohen nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të përmirësohen kushtet dhe siguria në këtë rrugë.