
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim zyrtar në selinë e partisë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike, si dhe për projektet me rëndësi të veçantë për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Abdixhiku, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me subjektin e tij politik dhe për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë t’i ofrojnë Kosovës.
Gjithashtu u nënvizua se për LDK-në, miqësia me SHBA-të mbetet një përcaktim i përhershëm, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e këtij partneriteti strategjik në shërbim të vendit dhe integrimit euroatlantik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali