Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Written by

in

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas konstatimit të parregullsive në terren, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Inspektorati ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.

Po ashtu, u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për të gjithë punëtorët.

Burimi: Dukagjini