Aktorja e njohur, Cate Blanchett, ka dëshmuar edhe një herë se stili nuk kërkon domosdoshmërisht kombinime të komplikuara, duke u shfaqur në Londër me një veshje të thjeshtë, por elegante, ideale për sezonin e vjeshtës.
E njohur për paraqitjet e saj ekstravagante në tapetin e kuq, ku shpesh zgjedh krijime të pazakonta të stilistëve të njohur, Blanchett në jetën e përditshme preferon një stil shumë më të relaksuar.
Gjatë fundjavës së kaluar, aktorja u fotografua para hotelit Claridge’s në Londër, ku fillimisht kishte marrë pjesë në një aktivitet me një fustan të veçantë nga stilistja Mary Katrantzou.
Palltoja ‘Burberry’
Megjithatë, pas përfundimit të angazhimit, ajo ndërroi veshjen dhe zgjodhi një kombinim më të rehatshëm, me xhinse të gjera, atlete Converse dhe një pallto klasike Burberry.
Palltoja e gjatë, e njohur si ‘trench coat’, konsiderohet prej dekadash një prej pjesëve më karakteristike të modës britanike.
Pantallona
Blanchett e kombinoi prerjen elegante dhe klasike të saj me atlete sportive, duke krijuar një kontrast që i dha pamjes një karakter modern dhe të përditshëm.
Zgjedhja e atleteve përputhet edhe me rikthimin e modeleve të thjeshta në trendet aktuale të modës.
Atlete ‘Converse’
Aktorja, ndërkaq, preferoi një model Converse që e mban prej vitesh dhe që publiku mund ta kujtojë edhe nga filmi i Wes Anderson, “The Life Aquatic with Steve Zissou”.
Kështu, Blanchett dëshmon se një pallto klasike, xhinset e gjera dhe një palë atlete të rehatshme mund të krijojnë një kombinim të suksesshëm për ditët e vjeshtës. /Telegrafi/
Cate