Ylli i Realit del kundër deklaratave të Mourinhos: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu

Ylli i Realit del kundër deklaratave të Mourinhos: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu

Written by

in

Endrick ka pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në afatin kalimtar të janarit, por ka bërë të qartë se dëshiron të ketë më shumë minuta në fushë, në një kohë kur Milani dhe Roma po e monitorojnë situatën e tij te Real Madridi.

Sipas raportimeve të Calciomercato.com, sulmuesi 20-vjeçar brazilian pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Real Madridi preferon që fillimisht ta huazojë lojtarin, ashtu siç bëri sezonin e kaluar te Lyoni, por klubet italiane kanë kërkesa të tjera. Milani dhe Roma preferojnë një transferim të përhershëm ose një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje dhe një klauzolë të lartë riblerjeje në favor të madrilenëve.

Endrick është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030 dhe raportohet se përfiton rreth gjashtë milionë euro bruto në sezon. Klubi spanjoll pagoi 35 milionë euro te Palmeiras në dhjetor të vitit 2022, me 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ndërsa vlera aktuale e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Në një intervistë për Globo, braziliani pranoi se dëshira e tij kryesore është të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e karrierës.

“Jam ende i ri, vetëm 20 vjeç, nuk kam pse të nxitohem dhe të hidhem nga një shkëmb. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund të them vetëm se dua të luaj, të jem i lumtur, t’i ndihmoj bashkëlojtarët, të shënoj gola dhe të asistoj, ashtu siç bëra te Lyoni. Ajo ishte një nga përvojat më të mira të jetës sime dhe një nga periudhat kur jam ndier më i lumtur”.

“ Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Kërkoj vetëm të më lejohet të bëj atë që është më e mira për karrierën time. Çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë”.

Sulmuesi brazilian ka pasur pak hapësira te Real Madridi, ku Kylian Mbappe është një prej emrave kryesorë në repartin ofensiv.

“Ju të gjithë e dini se kë kemi te Real Madridi dhe kush është para meje. Mbappe është një lojtar i madh, ai përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë. Unë përpiqem t’i shfrytëzoj mundësitë që më jepen dhe të bëj më të mirën”.

Endrick foli edhe për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili para ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve kishte deklaruar se sulmuesi nuk do të largohej nga klubi spanjoll.

“Mourinho është një person i mrekullueshëm. Çdo ditë vjen tek unë dhe më pyet si jam, por nuk flet kurrë për futbollin. Dëshiron të dijë për jetën time private. Më pëlqen kjo qasje e tij, sepse kujdeset për mua. Unë gjithmonë do të jap maksimumin për Real Madridin, sepse ky klub vjen i pari”, përfundoi braziliani./Telegrafi/