Kërkesa për shkarkimin e Hegseth – për çka po akuzohet ai?

Kërkesa për shkarkimin e Hegseth - për çka po akuzohet ai?

Written by

in

Kërkesa për shkarkimin e Hegseth - për çka po akuzohet ai?

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, ka reaguar pas procesit të nisur nga republikani Thomas Massie, për shkarkimin e tij.

Sipas Reuters, Hegseth, gjatë një deklarimi për media, tha se e gjithë kjo është “një farsë”.

“Është një veprim i sajuar dhe këtë e dinë të gjithë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Marko Rubio, Sekretar i Shtetit, po merr pjesë në mbledhjen e G7 në Paris, ai u pyet lidhur me akuzat e përfshira në nenet e shkarkimit ndaj Hegseth.

Në përgjigjen e tij, ai u përpoq të justifikonte politikat e administratës lidhur me sulmet në Karaibe dhe Paqësor, si dhe veprimet ndaj Venezuelës dhe Iranit.

“Për të gjitha këto çështje, Pete jo vetëm që zbatoi një urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit, i cili sipas Kushtetutës sonë ka kompetencën dhe përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e amerikanëve, por i realizoi ato edhe në mënyrë mjaft efektive në të gjitha këto fronte”, tha Rubio.

Akuzat që i janë bërë Hegseth janë:

IRANI

Katër nga akuzat lidhen me luftën në Iran.

Në tri akuzat e para, Hegseth akuzohet se ka urdhëruar, autorizuar dhe vazhduar veprimet ushtarake përtej kufirit prej 60 ditësh, pa një shpallje zyrtare të luftës apo autorizim nga Kongresi.

Akuza e katërt e ngarkon atë me shpërfilljen e ligjeve që kërkojnë minimizimin e viktimave civile gjatë operacioneve ushtarake. Kjo akuzë lidhet me sulmin ndaj një shkolle për vajza në Minab të Iranit, ku në ditën e parë të luftës u vranë dhjetëra fëmijë.

VENEZUELA

Dy akuza lidhen me Venezuelën.

Hegseth akuzohet se ka urdhëruar rrëmbimin e një udhëheqësi sovran, Nicolas Maduro, si dhe se ka autorizuar sulme vdekjeprurëse jashtëgjyqësore në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 200 viktima.

JEMENI

Hegseth akuzohet për urdhërimin dhe zbatimin e sulmeve dhe operacioneve të paligjshme ushtarake, konkretisht për fushatën ajrore dhe detare të vitit 2025, të ndërmarrë nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe kundër huthëve, të cilët mbështeten nga Irani.

LIRIA E SHPREHJES

Hegseth akuzohet se ka ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj senatorit demokrat Mark Kelly nga Arizona, pavarësisht mbrojtjes ligjore që gëzon e drejta e tij për t’u shprehur.

Vitin e kaluar, Hegseth u përpoq të niste procedura penale ndaj Kellyt dhe ta ulte atë në gradë, nga kapiten i pensionuar i Marinës, pasi ai dhe pesë demokratë të tjerë në Kongres, me përvojë në ushtri dhe inteligjencë, u bënë thirrje trupave amerikane të refuzonin urdhrat e paligjshëm. /Klankosova.tv