
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit, në takim është biseduar, mes tjerash, edhe për harmoninë ndërfetare në Kosovë.
“Takimi u zhvillua duke shkëmbyer mendime me tema të rëndësishme, mbi harmoninë ndërfetare dhe mbi sfidat që i sjell Inteligjenca Artificiale”, u tha në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji. /Klankosova.tv