Bogujevci: Projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit drejt finalizimit

Bogujevci: Projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit drejt finalizimit

Written by

in

Pas prezantimit nga ekipi projektues, Bogujevci ka bërë me dije se projekti po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.

Projekti është hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, dhe parasheh ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike.

Po ashtu, objekti do të përfshijë hapësira për prova dhe përgatitjen e artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

Sipas Bogujevcit, pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, i cili synon të krijojë kushte moderne për institucionet kulturore dhe artistët skenikë në Kosovë.

Burimi: RTKLive