I plagosuri nga rasti i vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit është në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po vazhdon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Dukagjinin se pas ekzaminimeve mjekësore, i plagosuri është dërguar në sallën operative e pastaj do dërgohet në mjekim intenziv.
“Një i plagosur me armë zjarri është sjell nga Spitali i Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ekzaminimeve të kryera është dërguar në sallën operative nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Abdominale, Urologjisë dhe anastezionit. Më pas i njëjti do të vazhdojë tretmanin në Mjekimin Intenziv Qendror”, tha Syla për Dukagjinin.
Burimi: Dukagjini
