“Kërcet” grushti në Zajm të Klinës, një person përfundon në spital – i dyshuari bie në prangat e Policisë

“Kërcet” grushti në Zajm të Klinës, një person përfundon në spital – i dyshuari bie në prangat e Policisë

Written by

in

“Kërcet” grushti në Zajm të Klinës, një person përfundon në spital – i dyshuari bie në prangat e Policisë

Një rrahje ka ndodhur sonte në fshatin Zajm të Klinës, ku një person ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 19:00 në Stacionin Policor në Klinë.

Sipas Policisë, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali