
Rokeri i njohur kroat, Goran Bare, vokalist i grupit Majke, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.
Bare la gjurmë të rëndësishme në skenën rock të Kroacisë, falë karrierës së tij shumëvjeçare dhe këngëve që u bënë hite.
Grupi Majke fitoi njohje të gjerë në vitin 1989, me këngët e përfshira në përmbledhjen “Bombarding of New York”. Një vit më vonë, publikoi albumin debutues “Razum i bezumlje”, i cili u vlerësua nga kritikët vendas si albumi rock i vitit.
Ndër këngët më të njohura të Goran Bares dhe grupit Majke janë “Teške boje”, “Mene ne zanima”, “Put ka sreći” dhe “A ti još plačeš”.
Gjatë karrierës së tij, Bare u vlerësua disa herë me çmimin muzikor Porin, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në muzikën rock kroate.
The post Vdes në moshën 62-vjeçare rokeri legjendar kroat, Goran Bare appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali