Ekskluzive | Marihuanë brenda Burgut të Dubravës, zbulohet gjatë kontrollit në Pavijonin 3 – ky është 19-vjeçari që përfundoi nën hetime

Ekskluzive | Marihuanë brenda Burgut të Dubravës, zbulohet gjatë kontrollit në Pavijonin 3 – ky është 19-vjeçari që përfundoi nën hetime

Written by

in

Ekskluzive | Marihuanë brenda Burgut të Dubravës, zbulohet gjatë kontrollit në Pavijonin 3 – ky është 19-vjeçari që përfundoi nën hetime

Një kontroll rutinor në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka përfunduar me zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike te një 19-vjeçar. Rasti është referuar në Policinë e Kosovës, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga njësia për luftimin e trafikimit me narkotikë në Pejë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 15:30, në Pavijonin 3 të Qendrës Korrektuese të Dubravës, në Istog.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Almir Qosa (19), tek i cili zyrtarët korrektues, gjatë një kontrolli rutinor, kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas peshimit, substanca ka rezultuar me peshë bruto prej 0.2 gramësh.

Zyrtarët korrektues kanë përpiluar raportet përkatëse dhe rasti i është referuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, e cila ka marrë përgjegjësinë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Për zbulimin e substancës dhe provën e siguruar është njoftuar Prokuroria kompetente, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e posedimit të substancës brenda institucionit korrektues.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali