“Tash nuk paska trashëgimi kulturore”, Rama: Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë

“Tash nuk paska trashëgimi kulturore”, Rama: Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë

Written by

in

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me propozimin për operën.

Ai në një postim në Facebook shkruan se propozimi për operën po bëhet aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Tash nuk paska trashëgimi kulturore!

Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë!

A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën?

Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhë në pushtet?

❌Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.

❌Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.

E tash, propozim për Operën!

Pa bashkëpunim me Kryeqytetin, pa koordinim e pa planifikim të përbashkët. Nuk e kam hallin që na ndeshen projektet. Sepse ju as nuk e filloni,si çdo projekt tjetër që e keni fol e nuk e keni realizu asnjëherë. Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën.

Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet.

Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të koordinohemi në çdo hap.

Që në fund të fitojnë qytetarët dhe artistët ta kenë shtëpinë që e meritojnë. /Telegrafi/